Më 10 prill 2026, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, zhvilloi një takim miqësor në Korçë me z. Gunnar Schellenberger, President i Parlamentit të Landit Saksoni-Anhalt, në Gjermani.
U ndanë mendime dhe ide për zhvillimin e qytetit, mbi rolin e rëndësishëm të arsimit, teknologjisë, kulturës dhe artit në identitetin dhe të ardhmen e tij. Universiteti “Fan S. Noli”, një urë e rëndësishme për bashkëpunim akademik, shkëmbime dhe mundësi të reja projektesh e investimesh të përbashkëta.
I impresionuar nga ndryshimi dhe zhvillimi i Korçës ndër vite, Presidenti Schellenberger vlerësoi energjinë, mikpritjen dhe potencialin që ofron qyteti.
Ky takim forcon miqësinë dhe hap perspektiva të reja për zhvillimin e qytetit të Korçës.




