Më 30 shtator 2026, në orën 18:00, në Qendrën Përkujtimore të Rezistencës Gjermane në Berlin, do të zhvillohet një aktivitet kushtuar prezantimit të librit të autores gjermane Franziska Zaugg, me titull: “Shqipëri, ne mbijetuam falë humanizmit tuaj. Ndihma për hebrenjtë e persekutuar në Shqipëri, 1939–1944”.
Aktiviteti organizohet nga Memoriali i Heronjve të Heshtur, pranë Fondacionit të Qendrës Përkujtimore të Rezistencës Gjermane, dhe do të trajtojë ndihmën e ofruar hebrenjve të persekutuar në Shqipëri gjatë viteve 1939–1944, si dhe rolin e humanizmit dhe solidaritetit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe.
Data: 30 shtator 2026
Ora: 18:00
Vendi: Qendra Përkujtimore e Rezistencës Gjermane, kati i dytë, salla 2B
Për më shumë informacion rreth këtij aktiviteti lutemi konsultoni linkun si vijon:
https://www.gedenkstaette-stille-helden.de/besuch/veranstaltungen/jahresuebersicht-2026/franziska-zaugg-albanien-wir-ueberlebten-dank-deiner-menschlichkeit-hilfe-fuer-verfolgte-juedinnen-und-juden-in-albanien-1939-1944?fbclid=IwY2xjawUsYPZleHRuA2FlbQIxMABwZG9mAWJyaWQRMVVQQWV0RG9meTFBT2oyMUZzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEes8ERaCN_qncS_3uugu0HZUt28Jw9r6l4nrf7Koqxxy7Cdwtt4Eb9F4LaMH0_aem_26DE0wbx0OvGYbXX1fZHFg
Lutemi vini re se afati i regjistrimit është sot dhe konfirmimet duhet të përcillen në adresën e e-mailit: veranstaltung@gedenkstaette-stille-helden.de
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Screenshot



