Kënaqësi e madhe që Shqipëria u përfaqësua në “Ditën e hapur të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore për publikun e gjerë” (Tag des offenen Denkmals) në Digën e Pretzienit (Pretziener Wehr) në Landin Saksoni-Anhalt, Gjermani.
Përmes një bashkëpunimi të Ambasadës së Shqipërisë në Gjermani me Restorantin shqiptar “Rozafa” në Magdenburg, Shqipëria u prezantua me një stende informuese dhe gastronomike, ku përveç promovimit të Shqipërisë turistike dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, për publikun e gjerë gjerman e ndërkombëtar u paraqitën edhe kulinaria tradicionale shqiptare. Falenderime të veçanta znj. Valbona Kurbneshi për përgatitjen me mjeshtëri të specialiteteve tipike shqiptare.
Falenderime të përzemërta Kryetarit të Parlamentit të Saksonisë-Anhalt dhe njëkohësisht Kryetarit të Shoqatës gjermane “Trashëgimia Botërore në Qarkun Salzland” (Weltkulturerbe im Salzlandkreis e.V.), Dr. Gunnar Schellenberger, për ftesën dhe për organizimin e këtij aktiviteti kaq të veçantë. Ishim të nderuar që Dr. Schlenberger e vizitoi stendën e Shqipërisë dhe ndau me publikun përshtypjet e tij më të mira rreth Shqipërisë.




