Koncerti i parë i artistit të mirënjohur Alban Skenderaj në Gjermani, në Porsche Arena në Stuttgart, solli emocione të jashtëzakonshme dhe një atmosferë të veçantë.
Një sallë e mbushur plot me një publik fantastik, entuziast, të përmalluar e të emocionuar, që këndonte çdo këngë me zemër dhe krenari për muzikën dhe kulturën tonë shqiptare.
Nga hitet që kanë shoqëruar breza të tërë ndër vite, deri tek prurjet më të reja të albumit të fundit, çdo interpretim solli nostalgji, ndjeshmëri dhe energji të veçantë.
Albumet dhe këngët e tij të hershme zgjuan nostalgji dhe emocione të forta, ndërsa projektet më të reja sollën një freski dhe elegancë artistike që publiku e përjetoi me po aq dashuri dhe admirim.
Turi “MOTIV” i Alban Skënderaj i nisur dy vite më parë, dhe repertori i tij, vazhdon të bashkojë breza të tërë shqiptarësh kudo në botë.
Çdo interpretim në skenë dhe çdo duartrokitje në këtë koncert dëshmuan edhe njëherë fuqinë që ka muzika për të afruar njerëzit dhe për të mbajtur gjallë lidhjen me identitetin tonë kulturor.
Një atmosferë plot energji, duartrokitje dhe emocione që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut shqiptar në Stuttgart.
Alban të mirëpresim përsëri në Gjermani!



Screenshot

Screenshot


Screenshot

Screenshot




