Në 25 vjetorin e saj Organizata jofitimprurëse “Buzëqeshja e Fëmijës”, organizoi një mbrëmje Gala me praninë e Presidentes së Republikës së Greqisë, znj. Katerina Sakellaropoulou, anëtarëve të kabinetit qeveritar, personaliteteve greke, përfaqësuesve të trupit diplomatik etj.
Të gjithë fëmijët e pambrojtur kudo që janë, kanë nëvojë për dashurinë tonë, mbështetjen tonë, u shpreh Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, e pranishme në këtë event.
25 vjet më parë, 10-vjeçari Andreas Giannopoulos shprehu në ditarin e tij dëshirën për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve në nevojë, çka u quajt dita e themelimit të Organizatës për mbrojtjen e çdo fëmije dhe familje në Greqi.
Asgjë nuk ishte e lehtë, por falë kontributit qytetar, përkushtimit të vullnetarëve, Organizata ia doli të mbështesë 1.802.303 fëmijë dhe familjet e tyre për një jetë më mirë.