Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, Sh.S.Znj. Ardiana Hobdari merr pjesë në prezantimin e librit "Arkeologu-historiani-studiuesi i folklorit - gjuhëtari nga Salamina, Petros A. Fourikis (1878-1936)"

Më 12 Mars 2018, Ambasadorja Hobdari mori pjesë në prezantimin e librit "Arkeologu-historiani-studiuesi i folklorit - gjuhëtari nga Salamina, Petros A. Fourikis (1878-1936)", redaktuar nga Arkeologu dhe Zëvendës guvernatori i Rajonit të Atikës, z. Petros I. Filippou. Ky vëllim shkencor që nxjerr në pah vlerat e shkenctarit dhe studiuesit Petros Fourikis, kontribuon njëkohësisht në njohjen e historisë, origjinës dhe kulturës Arvanitase në zonën e Atikës, si dhe të gjithë Greqisë.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë në Amfiteatrin e Fondacionit B & M Theocharakis për Artet e Bukura dhe Muzikën, ku folën z. Aristeidis Baltas, Profesor Nderi i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Deputet i partisë SYRIZA dhe ish-Ministër Kulture, z. Nikos Pantelidis, Profesor i Asociuar-Glosolog në Universitetin e Athinës dhe z. Laokratis Vassis, Filolog-Shkrimtar. Të dhënat për jetën e Petro Fourikit u prezantuan nga shkrimatari-koleksionisti Christos Mylonaskurse aktori Giannis Filippou dhe z. Spyros Mprempos aktruan dhe kënduan pjesë të librit. Moderoi gazetarja Pinelopi Gavra.

Aktivitetin u ndoq edhe nga Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronimous B'

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30