Athinë - Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja zhvillon takime në Parlamentin e Greqisë

Athinë - Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja zhvillon takime në Parlamentin e Greqisë: Konfirmohet vullneti i përbashkët politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij në Greqi, Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja u takua me z. Charalampos Athanasiou - Kryetar i Komisionit për Etikën Parlamentare, z. Athanasios Bouras - Kryetar i Komisionit për Institucionet dhe Transparencën, si dhe z. Maximos Charakopoulos - Kryetar i Komisionit për Administratën Publike, Rendin Publik dhe Drejtësinë.

Në fokus të bisedës ishin: politikat e përbashkëta për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, si vende fqinje, mike dhe partnerë strategjikë; minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, si ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve; forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe roli i parlamenteve në drejtim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale;  shkëmbimi i eksperiencave lidhur me organizimin dhe veprimtarinë e komisioneve të sipërpërmendura në Parlamentet respektive, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30