
Bashkëbisedimi i parë zyrtar mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Shoqatave Shqiptare në Greqi, për të insitucionalizuar bashkëpunimin tripalësh në të ardhmen, në dobi të komunitetit shqiptar.
Me qëllim fuqizimin e rolit të Diasporës në Greqi, si një nga komunitetet më të mëdha shqiptare që jetojnë jashtë, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga dhe Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, znj. Sonila Hysi, informuan se, do të realizohen programe dhe projekte të përbashkëta në fushën ekonomike dhe kulturore duke rritur kështu ndikimin ekonomik, kulturor pse jo edhe politik të komunitetit në jetën sociale të Greqisë.
Duke u ndalur tek impakti i aktivitetit “Ditët e Shqipërisë” bashkëbiseduesit ranë dakort se aktiviteti do të ndihmojë në njohjen e instutucioneve shqiptare me komunitetin, krijimin dhe zhvillimin e urave të bashkëpunimit, por edhe në përçimin e traditës dhe trashëgimisë kulturore nëpërmjet aktivitetit artistik dhe programit kulturor të ofruar.