Bushati në Washington: Shtëpia e Bardhë mbështet reformën në drejtësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin e mbajtur në sallën Roosevelt të Shtëpisë së Bardhë​ me Zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland, palët biseduan mbi konsolidimin e partneritetit strategjik SHBA - Shqipëri, sidomos në fushat me interes afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e të dyja vendeve. 

Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, si dhe angazhimi parimor i Shqipërisë në këtë kontekst. McFarland u shpreh se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”.  

Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euroatlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor duke penguar kursin e reformave transformuese”.

Në këtë kontekst, McFarland rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të SHBA-së për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet tona për jetësimin e reformës në drejtësi”, reforma të cilat ajo i cilësoi si jetike. 

Në vazhdën e takimit të Koalicionit Global kundër ISIS që u mbajt në Washington në muajin mars, një theks i veçantë iu vu rëndësisë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe masave të marra nga vendi ynë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

McFarland vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, kontributet e vendit tonë në misionet dhe operacionet e NATO-s në kufijtë jugorë dhe lindorë të Aleancës, si dhe peshën specifike të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. 

Gjatë këtij takimi u shpreh vullneti për të thelluar një bashkëpunim sa më të profilizuar në përputhje me nevojat që ka Shqipëria dhe rajoni, për ta bërë sa më efikas përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00