Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën Greke, znj. Luela Hajdaraga i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentes së Republikës Greke, znj. Katerina Sakellaropoulou.
Në fjalën e saj, ndër të tjera, Ambasadorja Hajdaraga u shpreh se eshtë e nderuar që përfaqëson Shqipërinë në një vend si Greqia, fqinj dhe partner strategjik, duke kontribuar me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Nga ana e saj, Presidentja Sakellaropoulou, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ecurinë pozitive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të reformave për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në.