Ekspozita “Flas Shqip” ngre siparin e aktiviteteve të Samitit të Parë të Diasporës shqiptare

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve organizuan sot në sallën e Galerisë Kombëtare të Arteve ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës fotografike “Flas Shqip” me personalitete nga diaspora shqiptare ndër vite, të realizuara nga artisti Roland Tasho.

Kjo ekspozitë ngre siparin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të Samitit të parë të diasporës shqiptare që do të mbahet në Tiranë në datat 18-20 nëntor 2016.

“Samiti i Diasporës organizohet për herë të parë nga qeveria shqiptare dhe do të shërbejë si platformë bashkëbisedimi midis shqiptarëve për të rimëkëmbur dhe për t'i strukturuar më mirë marrëdhëniet midis komunitetit të shqiptarëve me banim jashtë atdheut dhe vendit të tyre amë. Nëpërmjet këtij samiti ne dëshirojmë të kemi angazhime konkrete që bashkojnë forca, ide e njerëz në projekte të gjithanshme zhvillimi për gjuhën, kulturën e shoqërinë shqiptare",– nënvizoi Ministri Bushati në fjalën e tij.

Duke u ndalur në rëndësinë e kësaj ekspozite, Ministri Bushati u shpreh se: “Ekspozita fotografike e Roland Tasho-s  na mundëson, në një farë mënyrë, takimin me shqiptarët e diasporës ndër vite. Është një jehonë që u bëhet jo vetëm njerëzve të famshëm, por edhe njerëzve të zakonshëm, në punë të zakonshme. Atyre që punojnë e jetojnë larg objektivit të kamerës. Por që janë shembulli më i mirë i përfaqësimit të Shqipërisë në botë, duke  treguar dhe përcuar vlerat më të mira të kombit”. 

Ministrja Kumbaro evidentoi punën e fotografit Roland Tasho në prezantimin e kësaj pjese të rëndësishme të shqiptarëve që përfaqësojnë më së miri vlerat e Shqipërisë në botë si dhe çmoj  bashkëpunimin mes dy Ministrive në këtë kuadër.

Ekspozita është rezultat i një pune gati 20 vjeçare e fotografit Roland Tasho, i cili ka punuar për të dokumentuar shqiptarët në të gjithë botën duke fotografuar rreth 1000 personazhe. Ekspozita “Flas shqip do të qendrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrë në datat 12 – 20 nëntor 2016.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00