Athinë - Inagurohet kursi i ri i mësimit plotësues të gjuhës shqipe me mësueset znj. Lefteri Metkaj dhe znj. Valentina Bozhiqi, kjo falë bashkëpunimit mes Ambasadës, mësuesve dhe autoriteteve përkatëse greke.
Në këtë ditë të veçantë ishin të pranishëm Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga diplomatë të tjerë të Ambasadës, z. Fitim Gllareva, Përfaqësues i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Dorian Doka, Përfaqësues i Qendrës së Botimeve për Diasporën, Përfaqësues nga Bashkia e Athinës, Drejtoria e Arsimit, si dhe mësues, prindër, fëmijë etj.
Znj. Ambasadore, shprehu urimet më të përzëmërta jo vetëm për mësueset vullnetare por edhe për kontribuesit e këtij kursi të ri dhe u uroi suksese nxënësve në rrugën e dijes.
Takimi vazhdoi me një program artistik me valle dhe këngë shqiptare.
Suksese fëmijëve në mësimin e gjuhës amtare!
Të lumtur për ju fëmijë, krenarë për ju mësuese!