Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla takohet me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An. Tassoulas

Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë, znj. Lindita Nikolla e cila ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamentit të Këshillit të Europës, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An. Tassoulas.

Znj. Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Greqisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Për të konsoliduar më shumë bashkëpunimin midis dy parlamenteve tona, dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta znj. Nikolla e ftoi z. Tassoulas për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30