Mbi aktivitetin kulturor "Nëntori Shqiptar në shpirtin e një artisti"

Ambasada e RSH-së në Athinë në bashkëpunim me Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë organizuan në ambientet e ambasadës aktivitetin kulturor "Nëntori Shqiptar në shpirtin e një artisti".

Në këtë aktivitet, zhvilluar në kuadër të festave kombëtare, morën pjesë krijues të shquar shqiptarë të fushave të ndryshme të artit, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, si edhe të ftuar specialë artistë të mirënjohur grekë.

Piktorë, skulptorë, poetë, shkrimtarë, skenaristë, aktorë, regjizorë, së bashku me veprat e tyre dhe artëdashësit, krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku kryefjala e derdhur nëpër telajo, vargje dhe skulpturë ishte malli për atdheun.

Artistët tanë, krenaria jonë, ambasadorët e kulturës shqiptare në Greqi, të cilët me artin e tyre krijojnë ura miqësie mes popujve tanë, me veprat e krijuara enkas gjatë ditës në ambientet e Ambasadës, e kthyen atë në Shtëpinë e Artistëve dhe ne do t’i mirëpresim gjithnjë krahëhapur.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30