"Nëntori Shqiptar" bëri bashkë këtë herë përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe përfaqësues e profesionistëve të komunitetit shqiptar të biznesit në Greqi nga të gjitha fushat.
Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj.Luela Hajdaraga, duke theksuar rëndësinë e rrjetëzimit të biznesve në një platformë të përbashkët biznesi, u shpreh ndër të tjera se "Dyert e bashkëpunimit janë të hapura për këdo që mendon se mund të ndihmojë në krijimin e një platforme të përbashkët biznesi, e cila do të funksionojë jo vetëm si një dritare informuese midis palëve të interesit dhe si platformë promovuese e biznesve të drejtuara nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, por do t’i shërbejë edhe forcimit dhe fuqizimit të këtij komuniteti".
Ky takim ia arriti qëllimit me ngritjen e një grupi pune për formatimin dhe realizimin e projektit të rrjetëzimit të këtyre bizneseve, për t’i hapur rrugën më pas formalizimit dhe funksionimit të platformës së bizneseve shqiptare në Greqi.