''Spectrum'', romani i shkrimtares Elona Gjergo që bëri bashkë shkrimtarë, kritikë arti, diplomatë e dashamirës të artit.
Libri, trajton temën e abuzimit në familje dhe autizmit, tema sa aktuale aq edhe delikate për tu trajtuar artistikisht. Promovimi i librit të autores Gjergo, një nga shkrimtaret e poetet e suksesshme dhe mbajtëse e disa çmimeve ndërkombëtare, u realizua në ambjentet e ambasadës në kuadër të Nëntorit Shqiptar, me qëllim mbështetjen dhe stimulimin e letërsisë së komunitetit shqiptar.
Për recensuesit e librit Sofia Cambiri, Brikena Qama, Eriketa Qorlazja, Alma Zekollari, Armela Hysi dhe Festim Zaçe, romani përcjell forcë emocionale dhe teknikë të lartë narrative. Ambasadorja znj.Luela Hajdara siguroi të pranishmit se ky rrugëtimi dhe bashkëpunimi artistik i ambasadës dhe komunitetit shqiptar do të konsolidohet gjithnjë e më tepër në mbështetjen dhe stimulimin e artistëve shqiptarë në Greqi.