Ministri Bushati merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në kuadër të 50-vjetorit të UNDP-së

Ministri i Punëve Jashtme Shqipërisë Ditmir Bushati mori pjesë takimin e nivelit lartë u zhvillua Nju Jork, me rastin e 50- vjetorit themelimit Programit Zhvillimit Kombeve Bashkuara (UNDP). 

Në fokus këtij aktiviteti ishin sfidat dhe arritjet e veprimtarisë së kësaj agjencie Kombeve Bashkuara harkun kohor një gjysmë shekulli, ku evidentohet kontributi i saj i rëndësishëm për një zhvillim qëndrueshëm Botë, si dhe politikat e saj për vënien jetë Agjendës së Zhvillimit deri vitin 2030.

Ministri Bushati ishte i ftuar në sesionin e 3-të, ku u trajtua tema “Parandalimi i konflikteve të dhunshme, ngritja dhe forcimi i shoqërive paqësore”. Ne fjalën e tij, pasi vuri në dukje rëndësinë dhe aktivitetin tepër të dobishëm të UNDP-së në këto 50 vite, ai evidentoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve shtet-ndërtuese, forcimit të demokracisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm si garanci në jetësimin e paqes në Botë. Ministri Bushati solli ne vëmendjen e të pranishmëve shembullin e zhvillimeve pozitive në rajonin e Ballkanit, ku falë proceseve integruese dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, janë hedhur hapa të rëndësishëm të shkëputjes nga e kaluara konfliktuale dhe e luftërave të përgjakshme. 

Shqipëria ka intensifikuar më tej bashkëpunimin me UNDP-në, duke u përfshirë në programin pilot të kësaj agjencie, “Goal 16”, ku një prej dimensioneve të rëndësishëm të saj është paqja, drejtësia dhe institucionet e forta. Në këtë kuadër Ministri Bushati u shpreh se: “Ne jemi të vendosur për të arritur këto objektiva, sepse besojmë se nuk ka zhvillim, as qëndrueshmëri pa paqe dhe nuk ka drejtësi pa institucione të forta.  Zhvillimi i qëndrueshëm për Shqipërinë do të thotë forcim i shtetit ligjor, forcim i vlerave demokratike dhe thellim i mëtejshëm i harmonisë tonë sociale”. 

Gjithashtu, ai u ndal edhe mbi kontributin që Shqipëria po jep në rang ndërkombëtar në kuadër të luftës kundër dhunës ekstreme dhe për bashkëpunimin rinor rajonal e bashkë-ekzistencën kulturore, fetare e etnike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30