Ministri i Brendshëm i Shqipërisë z. Bledar Çuçi takohet me Ministrin grek të Migracionit dhe Azilit, z. Notis Mitarachi

Gjatë një vizite zyrtare në Greqi, Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Bledar Çuçi - i shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh të lartë të kësaj ministrie, si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga - u prit në një takim nga Ministri për Migracionin dhe Azilin i Republikës Greke, z. Notis Mitarachi.

Në një frymë miqësore, Ministrat Çuçi dhe Mitarachi u ndalën veçanërisht tek komuniteti shqiptar në Greqi, si një komunitet i madh, i mirë-integruar dhe me një kontribut të çmuar në ekonominë vendase. Ministri Çuçi preku disa nga problematikat që shqetësojnë këtë komunitet, një nga të cilat lidhet me lejet e qëndrimit. Lidhur me këtë, Ministri Mitarachi dha premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë për sa i përket lehtësimit të procedurave për marrjen e lejeve të qëndrimit, dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit të tij në zyrat e emigracionit në Greqi. Në takim u arrit të vendoset një komunikim i drejtëpërdrejtë për çdo shqetësim të komunitetit shqiptar, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.      

Në takim, u diskutua gjithashtu mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e mëtejshëm të tij, në kontekstin edhe të sfidave me të cilat përballen aktualisht të dy vendet, me theks të veçantë në forcimin e kontrollit të kufijve, flukset migratore dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, situatën në Ukrainë dhe zhvillimin e regjimit të mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit e shpërngur, migracionin legal dhe lehtësimin e skemave të dhënies të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në të dy vendet, në përputhje me direktivat evropiane.

 



 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30