Në mbrëmjen e 29 nëntorit, Ambasada e RSH-së në Greqi organizoi pritjen zyrtare me rastin e festave kombëtare. Për nder të kësaj dite, në skenën e Pallatit të Operas së Athinës u shfaq koncerti "Tingujt e vendit tim", në drejtimin e maestro Aulon Naçi, interpretuar nga ansambli i muzikantëve shqiptarë: Fatos Bardulla, Jona Bodinaku, Enea Fetahu, Etleva Katroshi, Elton Balla dhe Mjeshtri I Madh Vendim Kapaj, shoqëruar me interpretime nga koreografë dhe balerinë shqiptarë dhe grekë, Danilo Zeka, Andrea Rama, Aleksandër Qejvanaj dhe Sofia Martiou. Gjithashtu këngëtarja e famshme greke Glikeria, intepretoi për publikun këngë të mirënjohura shqiptare.
Këtë evenimet të jashtëzakonshëm e nderuan me praninë e tyre Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë, z. Nikos Dendias si dhe përfaqësues të tjerë të lartë grekë, Trupi Diplomatik i akredituar në Greqi, si dhe personalitete të shquar në fusha të ndryshme, të politikës, artit, kulturës dhe shkencës.
Në fjalën e rastit, Ambasadorja Luela Hajdaraga falënderoi të pranishmit, duke u ndalur në rëndësinë e ditës sonë kombëtare, kontributin e komunitetit shqiptar në Greqi, marredhëniet strategjike dypalëshe si dhe angazhimin për ti përmirësuar më tej ato.
Pas koncertit festiv, të ftuarit shijuan produkte tradicionale shqiptare si dhe ekspozitën me veshje dhe artizanatin tradicional