Promovohet libri i z. Bashkim Zeneli “Miqësi e Trazuar”

Libri i z. Bashkim Zeneli “Miqësi e trazuar”, i promovuar në ambientet e ambasadës bëri bashkë diplomatë, gazetarë dhe shkrimtarë.

Z. Zeneli, i cili ka shërbyer më parë si ambasador në Ambasadën Athinë, në këtë libër i ka përcjellë marrëdhëniet me Greqinë jo vetëm në këndvështrimin e një diplomati, por edhe në atë të politikanit dhe gazetarit, çka e ka ndihmuar të kryejë me sukses misionin e tij.

Gjatë aktivitetit, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga vlerësoi tempin realist, bashkëkohor e pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-greke që përshkon këtë libër, si dhe përqasjen e z. Zeneli ndaj vendit fqinj, ku detyra e një ambasadori është të punojë për t'i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përvoja e dhënë nga z. Zeneli në librin “Miqësi e trazuar” përbën një vlerë në fushën e diplomacisë dhe mund të shërbejë si një almanak për diplomatët e rinj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30