Seksioni për Çështjet Ekonomike, Tregtare dhe Turizmin

Albanian

Misioni:
Seksioni për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi synon forcimin e rolit të diplomacisë ekonomike në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe interesave strategjike të Shqipërisë.
Objektivat:

  • Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
  • Rritja e eksporteve shqiptare në Greqi.
  • Rritja e investimeve greke në Shqipëri.
  • Promovimi i bizneseve shqiptare.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e interesit të aktorëve grekë për tu përfshirë dhe investuar në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe tregtisë shqiptare.
  • Zgjerimi i kuadrit të bashkëpunimit ekonomik ndërshtetëror dhe ndërinstitucional, duke inkurajuar dhe promovuar marrëdhëniet dypalëshe.
  • Mbështetja dhe lehtësimi i përpjekjeve të kompanive shqiptare që duan të hyjnë/zgjerohen në tregun grek.
  • Promovimi i markës së vendit për të tërhequr më shumë turistë.

Detyrat:

  • Lehtësimi dhe bashkërendimi i bashkëpunimit dypalësh në sektorin publik dhe privat.
  • Ndërmjetësimi midis autoriteteve shqiptare dhe greke të të gjitha niveleve në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe turizmin.
  • Mbështetja e kompanive shqiptare për të hyrë apo forcuar aktivitetin e tyre në Greqi.
  • Promovimi dhe mbështetja e eksporteve të produkteve apo shërbimeve shqiptare në tregun grek.
  • Mbështetje, informim dhe promovim i tregut shqiptar për të thithur sa më shumë investime greke.
  • Asistencë nëpërmjet postës elektronike ndaj çdo interesimi nga kompanitë shqiptare për informacion lidhur me tregun grek.
  • Mbështetje ndaj rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në Greqi, me krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse si dhe organizimin e forumeve, konferencave dhe takimeve B2B.
  • Pjesëmarrje në aktivitete me karakter ekonomik, tregëtar dhe turistik, me qëllim përcjelljen e informimit pranë grupeve të interesit për tregun shqiptar apo grek.

 
Na kontaktoni:
 
Posta elektronike:  eccom-office.athens@mfa.gov.al
Telefon: 210 6876225
Fax:       210 68 76 223
Adresa:  Vekiareli 7, 15237, Filothei

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30