Shqipëria zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Arritje historike për diplomacinë shqiptare

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Prezente gjatë votimit ishte edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila e quajti historik vendimin e Këshillit të Sigurisë në OKB, duke u shprehur se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë.

“Historike! Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme. Një mundësi historike dhe një arritje e shkëlqyer për diplomacinë shqiptare. Mirënjohje të gjithëve për mbështetje”, u shpreh kryediplomatja në rrjetet sociale. 

Ministrja Xhaçka theksoi se mbështetja për kandidaturën e Shqipërisë është konfirmimi më i mirë i respektit dhe i besueshmërisë që gëzon sot Shqipëria si shtyllë stabiliteti në rajon, si eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti dhe konstruktiviteti në çdo forum ndërkombëtar ku ka kontribuar.

“Fakti që na është dhënë një mundësi e tillë historike është edhe një përgjegjësi e madhe. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi pritshmëri realiste për atë që mund të arrijmë në Këshillin e Sigurimit. Po ashtu jemi edhe optimist se me një plan të mirë pune dhe me një strategji dhe objektiva të qarta, me përgatitje serioze për ditën kur do të ulemi në Këshillin e Sigurimit mund të arrijmë shumë. Sot që flasim përgatitjet janë duke vazhduar ethshëm dhe jemi në prag të finalizimit të skuadrës që do të përfaqësojë Shqipërinë, pra të gjitha atyre që do të përzgjedhë si diplomatë më të mirë nga shërbimi i jashtëm, por kemi hapur edhe një thirrje për të ofruar te kjo skuadër ekspertë më të mirë jashtë sistemit, atë që do të bëhen pjesë në atë që e kemi quajtur ekipi i ëndrrave në Këshillin e Sigurimit”, tha ministrja pas procesit të votimit.

Shqipëria u zgjodh anëtare duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, teksa në votim morën pjesë 190 vende. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. 

Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarët aktualë: Estoni, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizi dhe Vietnam. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00