Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim kortezie me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Dr. Ernst Reichel.
Gjatë takimit, Ambasadorët vlerësuan marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes dy vendeve, ecurinë shumë të mirë të bashkëpunimit shumëdimensional, rëndësinë e donacioneve gjermane për Shqipërinë, mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Gjermanisë në progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rolin kyç të Gjermanisë në rajonin tonë dhe Procesin e Berlinit, si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.