Takim me Këshilltarin Rajonal, të Ngarkuar për Çështjet e Kulturës dhe Diasporën Greke, z. Kostas Fasoulakis

Në kuadër të vizitës në Kretë, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, Kryetari i shoqatës “Bashkimi Shqiptar Iraklio”, z. Vangjel Halilaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Kretë, z. Kristo Dule, zhvilloi një takim konstruktiv në mjediset e Prefekturës Iraklio me Këshilltarin Rajonal, të Ngarkuar për Çështjet e Kulturës dhe Diasporën Greke, z. Kostas Fasoulakis.
 
Në fokus të bisedimeve ishin:
 
- Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në nivelin e pushtetit vendor;
- Njohja e problematikave të çështjeve të komunitetit shqipar;
- Hapja e një Qendre Kulturore në dobi të komunitetit shqiptar;
- Përfshirja e shtetasve shqiptarë në Këshillin e Qarkut dhe Këshillin Bashkiak;
- Hapja e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe;
- Binjakëzimi i Bashkive Iraklio-Tiranë;
- Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e turizmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30