Takim në ambientet e Qendrës Kulturore në Hania me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kretë

Kretë - Ambasadorja e Shqipërisë, znj. luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, zhvilloi një takim në ambientet e Qendrës Kulturore në Hania, me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kretë.
 
Në këtë takim, Ambasadorja informoi përfaqësuesit lidhur me takimet e zhvilluara me pushtetitn vendor, për parashtrimin e të gjitha problematikave me të cilat përballet aktualisht komuniteti shqiptar në Kretë, si dhe u konfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e autoriteteve vendase për zgjidhjen sa me të shpejtë të tyre. Gjithashtu, u diskutuan të gjitha çështjet dhe kërkesat e komunitetit shqiptar në Greqi për të cilat Ambasada do të vazhdoj punën me përkushtim maksimal.
 
Përfaqësuesit e komunitetit falënderuan Ambasadoren për vizitën, për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë komunitetit shqiptar në Kretë.
 
Takimi u mbyll me një foto familjare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30