Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Ministrja Fuqiplotë, znj. Elvira Isufi dhe Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, zhvilloi dje një takim pune në Parlamentin Grek, me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri, z. Vasileios Jojakas, me Zëvendës Kryetaren, znj. Alexandra Kefala - deputetë të Demokracisë së Re, dhe anëtarin e këtij Grupi, z. Konstantinos Barkas - deputet i Syrizas.
Takimi u fokusua në trajtimin e çështjeve me interes në marrëdhëniet aktuale dypalëshe, bashkëpunimin ndërqeveritar dhe ndërparlamentar, si dhe projekte konkrete për të ardhmen që synojnë avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Gjatë këtij takimi u diskutua, gjithashtu, mbi progresin e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi, si dhe problematikat aktuale që lidhen me regjimin e kalimit në pikat e përbashkëta kufitare dhe procedurat e bashkimit familjar për shtetasit shqiptarë. Deputetët grekë shprehën besimin se shumë shpejtë këto problematika do të zgjidhen.