Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, organizoi me stafin e ambasadës një tryezë të rrumbullakët për parandalimin e kancerit të gjirit. Përmes këtij aktiviteti u synua ndërgjegjësimi i shoqërisë për sfidat e vështira me të cilat ndeshen çdo ditë gratë që luftojnë me kancerin e gjirit dhe mundësia e parandalimit të saj.

Në këtë aktivitet gratë e pranishme treguan përjetimet personale apo të afërmeve me këtë sëmundje dhe dhanë mesazhe që kanë të bëjnë me kontrollin, diagnostifikimin dhe trajtimin mjekësor e psikologjik të pacientëve.

Ambasadorja dhe të gjitha gratë e ambasadës i drejtuan një apel sensibilizues të gjitha grave të komunitetit shqiptar në Greqi, që të kryejnë kontrollin e hershëm mjekësor, pasi diagnostikimi i hershëm parandalon pasojat fatale.

"Të gjitha të mendojmë për veten tonë, për fëmijet tanë për familjet tona, për jetën tonë" .

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30