Tryezë e Rrumbullakët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga iu bashkua Tryezës së Rrumbullakët të bashkëbisedimit të Ambasadoreve zonja me të ftuarën e nderit, Zëvendës Ministren e Punës dhe Çështjeve Sociale të Greqisë, znj. Maria Syrengela, organizuar nga Ambasadorja e Belgjikës në Athinë, znj.  Françoise Gustin.

Nën moton vjetore, “Barazi gjinore sot, për një të nesërme të qëndrueshme”, pjesëmarrëset reflektuan mbi këtë temë, duke sjellë përvojat e tyre për rolin dhe kontributin e grave në diplomaci dhe politikë, promovimin e barazisë gjinore në të gjitha sferat e shoqërisë së sotme, rritjen e angazhimit të tyre në përballje me sfidat e mëdha kombëtare dhe globale, nga paqja e siguria tek zhvillimi ekonomiko-social dhe mirëqënia.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30