Në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Athinë, znj. Ilira Ndrio Bakalli, mësuese e gjuhës shqipe pranë "Rrjetit për të Drejtat e Fëmijëve" në Athinë, në prani të znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën në Athinë, mori në dorëzim librat shkollorë dhe jashtëshkollorë për vitin 2020-2021.
Librat e ofruar janë mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.