Më 8 dhjetor 2015, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi z.Dashnor Dervishi, i shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes, z. Agim Bezhani, vizitoi Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare, ku mbajti leksion para studenteve për "Zhvillimet Ndërkombëtare në zonën Europiane dhe në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi".