Më 5 shtator, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, Ambasada e Shqipërisë organizoi një ceremoni në Sheshin Nënë Tereza në Budapest. Bashkë me stafin e Ambasadës të pranishëm në ceremoni ishin Ambasadorja e Kosovës, znj. Luljeta Vuniqi, Ambasadori i Maqedonisë, z. Igor Esmerov, Drejtori për Arsimin pranë Bashkisë së Distriktit XII, Zoltan Gilicze, Këshilltari i Ambasadës së Indisë, Vijay Khanduja, etj. Ambasadori Spasse i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kujtoi me ta pjesë nga jeta e Nënë Terezës.