“Paqja fillon me një buzëqeshje.” ― Nënë Tereza
Me një buzëqeshje filloi sot Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë. Ambasada e Shqipërisë organizoi një ceremoni në Sheshin Nënë Tereza në Budapest. Bashkë me stafin e Ambasadës të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, Maqedonisë dhe Indisë. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bashkisë së Disktriktit XII si edhe Konsulli i Nderit Avni Hafuzi, miq shqiptarë dhe hungarezë. Ambasadori Spasse i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kujtoi që Nënë Terezës edhe sot arrin të bashkojë e të përcojë paqe. 5.09.2018