Festat e Nëntorit në Budapest

Me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje në të cilën morrën pjesë miq hungarezë, kolegë të trupit diplomatik, pjestarë të komunitetit shqiptar në Hungari dhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova që studjojnë në Budapest. Përveç aspektit protokollar, ceremonia kishte edhe dy elementë artistikë. Meqenëse 2018 është shpallur nga qeveria shqiptare si “Viti i Skënderbeut”, sopranoja Alisa Katroshi, e ndodhur në Budapest, dhe pianistja Almira Emiri performuan me pasion dhe cilësi të lartë artistike Arien e Donikës nga Opera “Skënderbeu” të Preng Jakovës. Elementi i dytë kishte të bënte me ekspozimin në sallë të 40 fotove më të mira të Edicionit 2018 të Colors of Albania, të postuara nga fotografë shqiptarë e të huaj nën #ColorsofAlbania e të përzgjedhura nga një juri fotografësh profesionistë. Në fjalën e tij të mirëseardhjes Ambasadori Spasse falenderoi edhe sponsorët e ceremonisë, Budapest Waterworks dhe Konsullin e Nderit Avni Hafuzi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00