Kremtimi i 28 nëntorit me studentët shqiptarë në Hungari

28 nëntorin e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, dhe Adem Jasharit, Ambasada shqiptare në Budapest këtë herë vendosi t'ia u kushtojë të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Hungari. Në një pritje të veçantë të organizuar në mjediset e Ambasadës me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Hungari z. Viliem Kurtulaj mirëpriti studentët shqiptarë dhe i falënderoi ata për faktin se janë pasqyra më e mirë e kombit shqiptar nëpër botë. Në këtë event mori pjesë dhe Adrian Estrela, një muzikant nga Brazili, i cili duke luajtur disa këngë shqiptare, i dha një dimension festiv kësaj ceremonie.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00