Me rastin e 549-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti,më 17 janar 2017, Ambasadori Arian Spasse dhe Konsulli i Nderit Avni Hafuzi vendosën kurora me lule në Szkander bég tér (Sheshi Skenderbej) të qytetit Eger. Në fjalët e tyre, Konsulli i Nderit kujtoi lidhjet historike mes dy popujve, lektorja Etleva Lala foli për simbolikën që mbart figura e Skënderbeut, ndërsa Ambasadori Spasse e cilësoi atë si një figurë që bashkon shqiptarët dhe si simbol të miqësisë shqiptaro-hungareze. Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm pjestarë të komunitetit shqiptar me banim në Hungari e me origjinë nga të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët.