Të dashur bashkatdhetarë,
Në datat 28 shkurt, 1 dhe 2 mars 2019, me rastin e 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, Diaspora shqiptare do të mblidhet në Samitin e saj të Dytë në Tiranë. Kemi kënaqësinë të përcjellim ftesën e Kryeministrit Rama drejtuar të gjithë bashkëkombasve, bashkë me linkun http://samiti.diaspora.gov.al/ , ku ka më shumë hollësi mbi këtë aktivitet të shënuar e ku veçojmë zërat “Regjistrohu në Samit” dhe “Programi i Samitit”.
“Samiti është udhërrëfyesi i cili, pavarësisht larmisë së bindjeve vetjake dhe vendndodhjes së gjithsecilit, na jep dorë që, si shqiptarë, t’i qasemi sa më kthjellët sfidave të botës në të cilën jetojmë, trysnisë së teknologjive të informacionit dhe komunikimit, si edhe mënyrave të duhura dhe risiprurëse të organizimit mes nesh, në përputhje me kohën.”
Rrugë të mbarë atyre që do të marrin pjesë dhe suksese!
#SamitiDiaspores2
#SDSH2
#diasporashqiptare
#unejamshqiptar
#TeBashkuarPerShqiperine
#JepniPerNenen
#EGjitheVemendjaPerJU