Nga 15 deri më 17 tetor në Budapest do të zhvillohet Samiti i Ujit 2019. Punimet e Samitit u hapën me një fjalim të Presidentit të Hungarisë, Janosh Ader, i cili theksoi rëndësinë e menaxhimit të ujrave dhe nevojën e ndërgjegjësimit për parandalimin ose reduktimin e pasojave që shkaktohen nga krizat e lidhura me ujin e që vijnë prej ndryshimeve klimatike. Pala shqiptare përfaqësohet nga zv.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Hantin Bonati.