Stenda e Shqiperise ne Panairin Diplomatik

Në Budapestm më 2 dhjetor 2018, në InterContinental Hotel, u zhvillua Panairi VIII Diplomatik në të cilin, këtë vit, morrën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë. Zonja Anita Herczegh, bashkëshorja e Presidentit János Áder, vizitoi panairin, ku, në stendën e Ambasadës, patëm kënaqësinë t’i tregonim produktet shqiptare të ekspozuara aty. Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve.
Me këtë rast dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë bizneseve dhe individëve që kontribuan për paraqitjen interesante dhe suksesin me produktet e tyre. Falenderimet tona u shkojnë: Zonjës Edlira Sulaj të Fondacionit Tradita Popullore, z. Elidon Kushi të Kantinës Gjergj Kastrioti Skënderbej, znj. Blerta Kabo të Valbona Leather, z. Avni Hafuzi - Konsull Nderi, z. Ardian Ferra të Erbiron Kft., z. Halil Salihi të Balkan Pékség, z. Ferenc Fedor të Logplusz Trade Kft., si dhe stafit dhe vullnetarëve - Ilirit, Arjonelës, Anitës, Gabor Toldit, Gabor Mezarosit, Rebekas, Olivias, Ilianit dhe Edenit.

#DiplomaciaEkonomike #MEFA

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00