![](https://ambasadat.gov.al/hungary/sites/default/files/styles/article/public/field/image/FZH_6785.jpg?itok=txQW6BzX)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari në datat 19-21 qershor 2018. Gjatë vizitës ai u prit nga homologu i tij hungarez, Z. János Áder, nga Kryetari i Parlamentit, Z. László Kövér dhe nga Kryeministri Viktor Orbán. Bisedimet mes tyre u perqendruan në marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe situatën në rajon. Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen autoriteteve hungareze për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe ndau me ta të njëjtin mendim se marrëdhëniet dypalësh kanë nevojë për më shumë substancë, sidomos në aspektin e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Meta u takua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Budapest me komunitetin shqiptar, miq hungarezë si edhe perfaqësues të Trupit Diplomatik.