Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë - Takim me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Gjatë takimit u bisedua gjithashtu për traditën shumë të mirë të bashkëpunimit ndër vite mes dy vendeve në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës.

12 shkurt 2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00