Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë - Takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka priti sot Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, z. Peter Szijjarto, i cili zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Biseda u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, politike, ekonomike, kulturore, etj., si dhe në ecurinë dhe sfidat e procesit të integrimit për Shqipërinë. Ministri Szijjarto rikonfirmoi mbështetjen hungareze për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE, si dhe foli për interesin e disa kompanive hungareze për të investuar në vend. Nga ana e saj, Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme, si dhe për atë të dhënë pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019. Njëkohësisht e siguroi homologun e saj se biznesi hungarez do të gjejë në Shqipëri një mjedis miqësor dhe mikpritës. 12 shkurt 2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00