Vizitë zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Budapest

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, zhvilloi më 7 dhe 8 qershor një vizitë zyrtare në Budapest me ftesë të Kryeministrit të Hungarisë, z. Viktor Orban. Në delegacion merrnin pjesë edhe ministret Manastirliu, Balluku dhe Kushi, ministri Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj. Takimi kryesor u bë në Zyrën e Kryeministrit Orban, ku palët diskutuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe në fushën politike, ekonomike, kulturore, arsimore, etj. Ndër të tjera, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për mbeshtetjen e Hungarisë për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, si dhe i siguroi bashkëbiseduesit se biznesmenët hungarezë do të gjejnë një mjedis miqësor për investimet e tyre në Shqipëri. 08.06.2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00