Stacioni televiziv i mirëndjekur polak Kanał Zero Official në edicionin e tij të drejtpërdrejtë “Poranek Siódma Zero Zero” (Mëngjesi 7:00) kishte të ftuar Sekretarin e Parë të Ambasadës, z. Shkëlzen Macukulli bashkëbiseduar mbi turizmin në Shqipëri, si një destinacion atraktiv për turistët polake. Z. Macukulli i njohu ndjekësit, shumica e të cilëve janë të rinj, me diversitetin e turizmit shqiptar, natyror, historik, kulinar, shoqëruar edhe me pamje filmike dhe një quiz dedikuar gjuhës shqipe dhe personazheve të mirënjohura shqiptare nga bota e artit dhe kulturës. Nga ndjekësit u vlerësua gjithashtu performanca e deritanishme e skuadrës shqiptare në Kampionatin Evropian të futbollit dhe emocionet që ajo ka përcjellë tek sportdashësit polakë. Linku intervistës më poshtë: https://www.youtube.com/live/YMOCmrCR-Ao?t=6958s