Pikniku i integrimit "Pranvera Shqiptare" organizohet tradicionalisht në fund të pranverës, afër fillimit të verës.
Këtë vit, të shtunën, më 22 qershor, shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova dhe trevat tjera shqipfolëse u takuam me Poloninë dhe polakët e lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën dhe mbështetësit polakë të të dyjave vendeve edhe një herë u takuan në Ciechocinek, në kopshtin mikpritës të profesoreshës Irena Sawicka, gjuhëtare, sllaviste dhe ballkanologe.
Menaxhmenti i Shoqatës Polako-Shqiptare, i udhëhequr nga kryetarja Dorota Horodyska, dhe Shoqata Polako-Kosovare KOS-POL, e udhëhequr nga kryetari Haxhi Dulla, kanë vënë zemrën dhe punën e tyre në përgatitjen e piknikut.
Para se të ftuarit të priten zyrtarisht, anëtarët e të dy shoqatave varën flamuj, pregaditën perime për sallata, shtruan tavolina me ushqime dhe pije. Duhet shtuar se me ardhjen e musafirëve shtohej edhe numri i të ftuarve në tavolina, pasi të gjithë sillnin diçka të shijshme, të kripur apo të ëmbël. Për të theksuar natyrën ballkanike të piknikut, menyja përfshinte ndër të tjera: bakllava, byrek, llokume, raki dhe verë nga Kosova
Kur gjithçka ishte gati, në mesditë, presidentët i pritën ngrohtësisht të gjithë mysafirët e ardhur nga vende të ndryshme të Polonisë, veçanërisht: Mimoza Halimi, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Drilon S. Gashi, Ambasador, Shef i Misionit të Republikës së Kosovës në Poloni, Avni Bilbilaj, atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Paweł Michalak, Konsull Nderi i Shqipërisë në Poloni, Jarosław Rosochacki, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Profesor Maciej Zieliński nga Universiteti Adam Mickiewicz , Aleksandra Głowacka nga Shoqëria e Fryderyk Chopin në Sanniki, Andrzej Rola-Stężycki, rajonalist, historian, autor i artikujve për Antoni Crutta.
Pikniku, si në vitet e kaluara, ishte një takim shoqëror i njerëzve që pëlqejnë atmosferën dhe kulturën shqiptare, si të dy vendet, pëlqejnë njëri-tjetrin dhe raste të tilla si në Ciechocinek janë të pakta, vetëm disa herë në vit. Prandaj, ka shumë tema për diskutim, shkëmbim “çfarë ka me kë” etj. Organizatorët, si zakonisht, janë kujdesur që gjatë takimit të japin informacione interesante. Këtë vit, Irena Sawicka prezantoi profilin e Wacław Cimochowski (1912-1982), një albanologu i shquar polak, fatkeqësisht i harruar në Poloni. Dorota Horodyska përgatiti një prezantim me titull: Fryderyk Chopin dhe "Kartolina nga Shqipëria": Ditët e Crutta në komunën Belsk Duży Anno Domini. Ajo foli për planet për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën dhe se sa e rëndësishme është për të dyja palët - banorët e komunës dhe shoqëritë tona për të fituar përkrahës dhe për të zgjeruar njohuritë për kulturën shqiptare dhe historinë e shqiptarëve që janë dalluar për Poloninë.
Haxhi Dulla përgatiti historinë e kërcimeve ballkanase dhe demonstrimin e tyre të filmuar të realizuar nga kërcimtarë profesionistë shqiptar.
Pikniku përfundoi vonë në mbrëmje. Ata që duhej, u larguan në të njëjtën ditë, dhe ata që mundën, qëndruan deri të nesërmen për të ashtuquajturin "Mirëmëngjesin e përbashkët"
Pjesëmarrësit e piknikut njëzëri theksuan se ishte e këndshme, interesante, e shijshme dhe ishte për të ardhur keq që duhej të prisnim një vit për takimin e ardhshëm!