
Më 7 mars 2018, Ambasadorja Shpresa Kureta u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz. Në takim u diskutuan marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Polonisë, ecuria e tyre shumë pozitive gjatë viteve të fundit dhe mundësitë reale për intesifikimin e tyre. Ministri Czaputowicz u shpreh se do të mirëpriste një vizitë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në Varshavë. Në takim u fol gjithashtu për bashkëpunimin midis dy vendeve në çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për mbajtjen e Konferencës së parë të Tiranës.