
Shtetasit shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë mund të deklarojnë adresën e vendbanimit në vendin e rezidencës me anë të portalit https://e-albania.al/, në shërbimin "Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë".
Hapat që duhet të ndiqni për këtë deklarimin janë:
1. Identifikohuni si qytetar në e-albania;
2. Plotësoni formularin e vetëdeklarimit;
3. Ngarkoni dokumentin shoqërues të vendit të rezidencës për të vërtetuar adresën tuaj.
Formulari i vetëdeklarimit elektronik mund të plotësohet për deklarimin e adresës suaj personale ose për anëtarët e së njëjtës familje në rastin kur jetoni në të njëjtin vendbanim.
Vetëdeklarimi i adresës është detyrim ligjor për shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12575