Skapi në takimin e Ministrave të Jashtëm: Të bindur se negociatat për Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës sllovene

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Armand Skapi, përfaqësoi Shqipërinë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Vishegradit dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor. Skapi vlerësoi mbështetjen e Grupit të Vishegradit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u shpreh besimplotë se këto negociata do të hapen gjatë presidencës sllovene. "Vonimi i procesit të integrimit të vendeve të BP ndikon negativisht jo vetëm në rritjen e skepticizmit ndaj Evropës të shoqërive të këtyre vendeve, por dhe në cenimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të vetë BE. Megjithatë, qeveria shqiptare do të vijojë e palëkundur thellimin e reformave në vend pasi ato i drejtohen së pari interesave të qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm angazhimeve në kuadrin e procesit të integrimit në BE", u shpreh ai në fjalën e tij. Gjithashtu, ai theksoi se diskutimet Kosovë - Serbi me mbështetjen e BE-së duhet të finalizohen me një marrëveshje për njohjen reciproke.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30