Articles

NJOFTIM!

Albanian

Përshëndetje!
Në këto ditë të vështira, të përballimit të situatës emergjente, shkaktuar nga COVID-19, të gjithë qytetarët shqiptare që jetojnë e punojnë apo i ka gjetur kjo situatë në Katar, mund t'i adresohen ambasadës për çdo informacion, në numrat e telefonit:

+974 4002 7413 dhe +974 7027 7222
Ambasada kërkon të jeni të kujdesshëm, të zbatoni udhëzimet dhe këshillat e dhëna për përballimin e kesaj situate.
Ju urojmë shëndet e gjithë të mirat!

SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE

Albanian

Kjo faqe ofron listën e proçedurave të automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore

SAMITI I DIASPORËS

Albanian

- Samiti I DIASPORËS është një aktivitet madhor që organizohet për herë të parë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama në datat 18-20 nëntor 2016 në Tiranë. Samiti do të mbledhë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës. Samiti do të jetë kuvendi i parë gjithëshqiptar për të analizuar, së bashku me autoritetet si dhe aktorë të tjerë të vendit, të gjitha mundësitë për vendosjen e një bashkëpunimi të njëmendtë mes atdheut dhe diasporës shqiptare në botë.

MPJ prezanton E-Konsullata

Albanian

Ministria e Punëve te Jashtme prezanton aplikacionin E-Konsullata
 
Më 13 shtator 2016, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata

Albanian

Aplikacioni konsullor "E-Konsullata"
 
Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur Aplikacionin e ri për shërbimet konsullore "E-Konsullata". Ky aplikacion është projektuar që të jetë në shërbim të qytetarëve tanë me sa më shumë informacion dhe t'ju mbështesë në shërbimet konsullore që MPJ ofron. 

Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta edhe në Bari të Italisë

Albanian

 
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët  Shqipëri-Kosovë.

Zhvillohet Konferenca e Diasporës me shqiptarët e Greqisë

Albanian

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar”, në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.

Përfundon punimet Konferenca e Ambasadorëve

Albanian

Gjatë ditës së fundit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në dy panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave të zhvillimit dhe promovimit të vendit. 

Vijon punimet Konferenca e Ambasadorëve në MPJ

Albanian

Gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në tre panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare.

Ministri Bushati dhe Ministri i Jashtëm italian Gentiloni çelin Konferencën së Ambasadorëve 2016 – Lançohet Tirana Initiative

Albanian

Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme çeli punimet Konferenca e Ambasadorëve, një aktivitet tre ditor, i cili mbledh në Tiranë titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë. 
Kjo Konferencë shërben si një platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe ideve, si dhe ngre për diskutim disa prej çështjeve më të fundit që lidhen me politiken e jashtme të vendit tonë, rajonin dhe arenën ndërkombëtare. 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Town House 108, Parcel 4,
Pearl-Qatar, P.O. Box 22659
Doha, Qatar.

Tel / Fax

Tel/Fax. 00974-40-027413
Cel. 00974 77 180 778
Nr i emergjences: 0097470277222

E-MAIL

embassy.doha@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00