Rreth Marrëdhënieve Dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit u vendosën më 26 gusht 1992. Marrëdhëniet midis dy vëndeve janë zhvilluar në mënyrë miqësore e të qëndrueshme.
Shqipëria hapi ambasadën e saj në Doha në janar të vitit 2011 dhe një vit më pas, në janar 2012, Shteti Katarit hapi ambasadën e tij në Tiranë.
Marrëdhëniet konfirmohen dhe nga realizimi i vizitave të niveleve të larta si dhe nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh të rëndësishme në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe institucionalizimit të bashkëpunimit.
Vizita të viteve të fundit:
9-10 Shkurt 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune në Doha.
12-14 Prill 2014 - Kryeministri Z. Edi Rama zhvillon vizitë në Katar.
10-11 Mars 2015 – Presidenti Z.Bujar Nishani zhvillon vizitë në Katar.
Gusht 2015 – Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani (Father Emir), zhvilloi një vizite private në Gjirokastër.
Gusht 2018 – Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani (Father Emir), zhvilloi një vizite private në Sarandë dhe rivieren shqiptare.
6-10 Prill 2019 – Kryetari i Kuvendit Z.Gramoz Ruçi zhvillon vizitë në Doha në kuadër të Unionit Ndërparlamentar.
15-17 Prill 2019 – Kryeministri Z. Edi Rama zhvillon vizitë në Katar.
Baza ligjore midis dy vendeve
Marrëveshje të nënshkruara:
- Marrëveshje mbi bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar 10.3.2009, hyrë në fuqi më 12.8.2009.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, nënshkruar më 18.10.2011, hyrë në fuqi më 17.9.2012.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, nënshkruar më 18.10.2011, hyrë në fuqi më 2.7.2012.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve, nënshkruar më 18.10.2011, hyrë në fuqi më 6.8.2012.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shërbimet ajrore, nënshkruar më 18.10.2011,hyrë në fuqi më 13.8.2012.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit mbi bashkëpunimin kulturor, nënshkruar më 18.10.2011, hyrë nëfuqi më 10.4.2012.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, nënshkruar më 18.10.2011.
- Marrëveshja mbi themelimin e Këshillit te Biznesit te Përbashkët ndërmjet Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Katarit dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, nënshkruar më 18.10.2011.
- Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh dhe shkëmbim të lajmeve ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Agjencisë së Lajmeve të Katarit, nënshkruar më 18.10.2011.
- Marrëveshje binjakëzimi ndërmjet Bashkisë së Tiranës në Republikën e Shqipërisë dhe Bashkisë së Dohas në Shtetin e Katarit, nënshkruar më 12.2.2012, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
- Marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar më 26.3.2012.
- Memorandum mirëkuptiminë fushën e mbrojtjes së mjedisit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të RSH-së dhe Ministrisë së Mjedisit të Shtetit te Katarit, nënshkruar më 13.5.2012, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
- Memorandum Mirëkuptimi për një ndryshim në aneksin e Marrëveshjes për shërbimet ajrore ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH-së dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar më 24.1.2013, hyrë në fuqi më 20.2.2013.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit në lidhje me Rregulloren e Punësimit të Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, nënshkruar në Doha më 13.4.2014, hyrë në fuqi më 30.9.2014.
- Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar në Doha, më 13.4.2014, hyrë në fuqi më 30.9.2014.
- Marrëveshja mbi transportin detar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar në Doha, më 16.4.2019.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sporteve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, nënshkruar në Doha, më 16.4.2019.
- Letra e qëllimit për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Katarit, nënshkruar në Doha më 16.4.2019.