Slatina, Dhjetor 2018 - Nuk mund t'i nisnim më bukur festimet në këtë fundviti sesa pranë Familjes Memishi, në Slatina, e cila prej 300 vitesh ruan vlerat dhe traditat shqiptare në dyqanin e tyre të ëmbëlsirave "Atletul Albanez". Të ëmbël, të thjeshtë e shpirtmirë janë dhe ata vetë. Krenarë e të mallëngjyer pranë këtyre njerëzve, të cilët e kanë përcjellë prej brezash gjuhën shqipe, ndaj menduam që dhuratat më të veçanta që mund t'u bënim fëmijëve të Familjes Memish, në emër të Ambasadës, ishin abetaret, disa libra ne gjuhën shqipe dhe kalendarë. Kështu Sara e vogel, Enveri dhe Jasmina do munden t'i lexojnë vetë përrallat e tregimet që i pëlqejnë aq shumë..